Gianni Infantino në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera

Gianni Infantino mbetet në krye të FIFA-s edhe për katër vite të tjera. 52-vjeçari, i vetmi kandidat, u konfirmua për presidencën në Kongresin e 73-të të FIFA-s që po zhvillohet në Kigali, Ruanda, dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2027.

“Ne ju premtuam Kupën e Bortës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve. I vumë vetes synimin për të arritur 6.4 miliardë dollar. Ne kemi arritur në 7,5 dhe nuk mund t’i merrni këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë.

Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbrojmë futbollin, federatat tona,tifozët tanë nga e gjithë bota. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë dhe paqes, futbolli bashkon botën”, deklaroi Infantino në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?