Gianni Infantino: Tirana është kryeqyteti i Botës, ja si më ndaluan në aeroport prej një dhurate të shqiptarëve
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë i pranishëm sot në inaugurimin e kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama. Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.
“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.
Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.
Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë.
Jam kthyer me dëshirë këtu, jam kthyer edhe dy herë të tjera. Do të kthehem shumë shpejt. Meqë shoh dhuratat këtu, më kujtohet një histori e vogël. Herën e parë që isha këtu, më dhuruan një pako. Nuk e hapa. Pastaj shkova në aeroport, e kam vënë të bagazhet për ta kaluar. Erdhën dhe më pyetën e kujt është kjo? I thashë ‘është e imja’. Çfarë është? Nuk e di, është dhuratë. Më thanë ‘eja me ne’. Shkova në një dhomë, më thanë hape. Kishte brenda një shpatë. Nga to shqiptare. Po ti më thanë, me këtë do të shkosh në avion? Sigurisht kaloi pastaj. Ndaj kujdes me dhuratat këtë radhë, do i kontrollojmë mirë”, u shpreh Infantino.