Giggs rrëfen takimin e parë me Van Gaal: Më goditi me grusht!

Manchester United ka pasur shpesh herë ndryshime në pankinë në vitet e fundit. Në vitin 2014, “Djajtë e Kuq” vunë bast me Ryan Giggs, pas përvojës zhgënjyese me David Moyes. Trajneri uellsian drejtoi ekipin deri në fund të sezonit, më pas filoi aventura e Louis Van Gaal, ku ai tashmë në rolin e asistentit.

“Unë shkova ta takoj dhe i thashë: kemi një listë të lojtarëve, që mendoj se kanë qenë të mirë, dhe të atyre që nuk e kanë merituar fanellën. Takimi u zhvillua në një hotel.

Ai hapi derën, më shikoi nga koka te këmbët dhe u largua duke thënë: Ju jeni në formë të mirë!”. Dhe pastaj më goditi me grusht në stomak. Ishte situatë e vështirë dhe nuk dija çfarë të bëja. Mund të kisha reaguar, por isha unë që e gjeta veten pa punë. Van Gaal ishte shumë dominues”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?