Gimenez: Do të jetë sezon i madh, Allegri punon shumë dhe na ka sjell gëzim

Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez, ka ndarë përshtypjet e tij të para për punën me trajnerin Massimiliano Allegri, në një intervistë për “Sky Sport”. Meksikani u shpreh se ka gjetur një atmosferë shumë pozitive dhe një trajner që di si të bashkojë skuadrën.

“Që nga dita e parë në Milanello, ndjeva se kjo do të ishte një sezon i madh. Allegri punon me intensitet të lartë, por di edhe të krijojë hapësirë për gëzim, për familjen dhe për skuadrën. Besoj se kjo është kombinimi më i mirë,” tha Gimenez.

Sulmuesi foli edhe për objektivat e Milanit këtë sezon: “Jemi në një klub të madh dhe duhet të jemi në lartësinë e emrit të tij. Fjalën ‘titull’ e kemi gjithmonë në mendje, është një ëndërr. Me ardhjen e Modric, i cili ka fituar shumë trofe, motivimi ynë rritet akoma më shumë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke kujtuar periudhën kur erdhi në janar, Gimenez pranoi se tashmë është më i përgatitur: “Jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri, më shumë dëshirë dhe më shumë pasion. Në janar ishte e vështirë, sepse ishte një situatë e re dhe jo e lehtë. Tani gjithçka fillon nga e para dhe jam i bindur se bashkë me skuadrën do të japim gjithçka për të arritur objektivat.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?