Giroud befason Milanin, vendos të qëndrojë tek Chelsea!

Oliver Giroud ka vendosur që të rinovojë kontratën me Chelsea-n. Francezi ishte shumë afër transferimit tek Milan, por duket se suksesi në Londër e ka dehur. Ai do të vijojë edhe për një vit tek Chelsea.

Së fundmi Giroud fitoi Champions League edhe pse nuk luajti asnjë minutë në finale, por 34-vjeçari është i vendosur të qëndrojë. Gara për kreun e sulmit tek Chelsea është më e fortë se kurrë, me Werner dhe Havertz, ndërkohë që Tuchel kërkon edhe një tjetër bomber, një mes Lukakut dhe Kane.

SHKARKO APP