Giroud: Ky do të jetë Botërori i fundit për mua, dua të jem vendimtar

Olivier Giroud ka zhvilluar një sezon fantastik te skuadra e Milanit dhe tashmë do të përpiqet të ndihmojë edhe Francën. Kjo do jetë hera e fundit në një kompeticion të tillë dhe kërkon të bëjë maksimumin.

“E di se do të jetë hera e fundit që do të luajë në kampionat botëror, por jam po aq energjik sa herën e parë dhe dua të shijoj çdo moment. Kemi një grup të mirë dhe natyrisht do të synojmë të triumfojmë përsëri. Deschamps do të ketë nevojë për të gjithë ne dhe do të bëjë gjithçka që të jem gati, të marrë minuta, të luaj dhe të përgjigjem në fushën e lojës.

Dua të jem vendimtar. Në jetë nuk të jepet asgjë, duhet të shkosh të marrësh atë që dëshiron, të luftosh. Unë kisha vullnetin dhe motivimin për t’u rikthyer për të veshur fanellën e kombëtares dhe jam këtu. Jam shumë i lumtur”, tha Giroud.

Olivier deri më tani numëron 114 prezenca dhe 49 gola, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në karrierën e tij në fazën finale të një Botërori.

SHKARKO APP