Gjashtë sekrete që sollën kualifikimin historik të Shqipërisë
Një nga mediat kryesore në Itali, ka renditur gjashtë sekrete që ndihmuan kuqezinjtë të kualifikohen në finalet e Euro 2016.
Sekreti i parë sipas “Corriere Della Sera”, nga të gjashtë që sollën kualifikimin e kombëtares sonë të futbollit në Europianin e 2016-ës në Francë, ka të bëjë me ëndrrën e një kombi të tërë. Kanë festuar nga pak kudo, nis shkrimi, në Shqipëri nën një shi të dendur nga veriu në jug. Por dhe në tokat ku flitet shqip, në Kosovë, në disa fshatra në jug të Serbisë dhe në gjysmën e Maqedoniëë. Por dhe në Itali në sheshin Duomo në Milano, në Toskanë, Zvicër, Belgjikë dhe Francë. Të gjithë të entuziazmuar për kombëtaren e futbollit e cila për herë të parë në historinë e saj bëhet pjesë e një gare ndërkombëtare, europiani i 2016-ës. Kombëtarja shqiptare u prit ngë mijëra tifozë pas fitores 3 me 0 në Jerevan, ndaj Armenisë, por si erdhi ky sukses.
Ekipi është hapi i parë pasi ai e çoi Shqipërinë në Francë, dhe një përbërje kaq ndërkombëtare,nuk ishte parë ndonjëherë. Janë të paktë futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, gati të gjithë luajnë jashtë, sidomos në Zvicër, Francë dhe Turqi. Pjesa më e madhe e tyre madje nuk ka lindur në Shqipëri dhe e kanë marrë më vonë nënshtetësinë shqiptare për të luajtur në fushë me fanellën kuq e zi.
Është edhe trajneri, një pjesë e madhe e meritës i takon Xhani De Biasit. Ish- trajneri i Udines dhe Torinos, mori drejtimin e kombëtares shqiptare nga 14 dhjetori i 2011-ës, duke e gjetur veten përballë një sfide, të rikrijonte një ekip. Avantazhi i De Biazit është ai i të qënit jashtë logjikës së futbollit, dhe filloi projektin e tij duke zeruar gjithçka dhe duke u besuar talenteve shqipfolës të shpërndarë nëpër Europë. De Biasi tashmë konsiderohet si një hero kombëtar, duke merituar një diplomë “ad honorem” madje dhe nënshtetësinë shqiptare. E vetmja kleçkë tashmë është e ardhmja në pankinën shqiptare, trajneri kërkoi një rritje të pagës duke thënë për mediat shqiptare se 2 deri në 3 milionë euro do të mjaftonin.
Por Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë, një shtet i ri, pra edhe ky është sekreti i radhës. Infrastrukturat sportive kanë ndryshuar për mirë, edhe pse mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe futbolli i saj i ngjan më shumë atij europian. Këtë e dëshmon dhe suksesi i vogël i skuadrës së Skënderbeut, ekip lokal që ka prekur Europa League. Nuk mungojnë as defektet, duke filluar nga ndërtimi vetëm një stadiumi të gatshëm për garat ndërkombëtare të nivelit të lartë.
Ajo që ndihmoi shumë rrugën e Shqipërisë për në Francë ishte dhe sfida e parë e Grupit I, kombëtarja e De Biazit mundi jashtë shtëpisë së saj Portugalinë e Cristiano Ronaldos, në 7 shtator 2014. Me golin e Bekim Balaj në minutën e 52, dhe tre pikë të sjellë në Tiranë me gjithë habinë e komentuesve dhe tifozëve portugezë.
Faktori D, mediat serbe, një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë nuk kanë humbur rast të shkruajnë se Shqipëria fitoi falë dronit. Hyrja e dronit në fushën e Beogradit në 14 tetor të 2014-ës, me flamurin e Shqipërisë së Madhe zemëroi tifozët vendas që u sulën ndaj futbollistëve shqiptarë. Ndeshja u ndërpre, çështja u trajtua nga drejtësia sportive, dhe në fund Shqipërisë iu dhanë tre pikë në tavolinë.
Por ajo që shtyu futbollistët shqiptarë të jepnin maksimumin e tyre ishte edhe impakti mediatik, si çdo kombëtare e vogël, një nga objektivat kryesorë është ai për të rënë në sy. Jo vetëm në gazeta, por dhe në lenten e atyre që seleksionojnë talentet e reja. Nuk është në mister që lojtarë të ndryshëm që luajnë në Shqipëri kanë shfrytëzuar rastin për të rënë në sy dhe duke përfunduar në ekipet e shokëve të tyre të skuadrës në Zvicër e Itali.
KOHA JONË SONDAZH

