Gjasula: Do provojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet, gati të luaj dhe si mbrojtës
Klasu Gjasula beson se Shqipëria mund të marrë dy fitore në dy duelet e fundit dhe pse të besojë dhe te vendi i parë. Mesfushori theksoi në konferencën për mediat se është gati që të luajë edhe si qëndrërmbrojtës nëse një gjë të tillë do ia kërkojë trajneri.
Para pesë vitesh e kemi mposhtur Izraelin ne transfertë, mendoni se mund ta përsëritim këtë sukses?
Sigurisht që po. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët.
Çfarë ka ndryshuar në kombëtare në krahasim me dy ndeshjet e para?
Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuan të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar.
Mungon sulmuesi që na shënoi dy gola, ndoshta ky lajm na ngushëllon duke pasur parasysh edhe mungesat?
Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse pranë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes.
Sa besoni se mund t’i marrim gjashtë pikë duke pasur parasysh problematikat tona?
E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën.
Te Darmstadti jeni aktivizuar edhe si qendërmbrojtës, sa janë mundësi të luani në këtë pozicion edhe në Kombëtare?
Kishim shumë mbrojtës të vrarë, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua.
Do të konsiderohet dështim për Shqipërinë nëse nuk e përfundon në vendin e parë në grup?
Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja.