Gjasula rekordmen i Paderbornit në Bundesligë, një maratonomak i vërtetë

Klaus Gjasula debutoi këtë sezon në Bundesligën gjermane. 30-vjeçari nga kryeqyteti luan për Paderbornin që aktualisht është në vendin e fundit në kampionatit. Gjithsesi futbollisti shqiptar ka statistika mbresëlënëse gjatë këtij sezoni.

Gjasula në 22 ndeshje sipas “Kicker” këtë edicion në kampionatin gjerman ka realizuar dy gola e dy asistime. Në disa prej ndeshjeve ai ishte kapiten i skuadrës. Ai vrapon mesatarisht nga 12.18 kilometra për ndeshje. Është i shtati në Bundesligë sa i takon distancës së përshkuar.

Gjasula gjithsej këtë edicion në ndeshje të kampionatit gjerman i ka vrapuar 236.40 kilometra. Vitin e kaluar ai ju bashkua Kombëtares sonë duke bërë paraqitje shumë të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?