Gjasula shënon me Paderbon dhe më pas feston me shqiponjë (VIDEO)
Klaus Gjasula vijon të shkëlqejë në Bundesligë. Mesfushori i kombëtares sonë, ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, por pa mundur që të evitojë humbjen 2-3 ndaj Leipzing.
Në minutën e 73-të, ai mori një top të bukur në zonë, dhe me një goditje të thjeshtë me të majtën arriti që ta dërgonte në fundin e rrjetës. Më pas Gjasula festoi me shqiponjë, duke shprehur edhe solidaritetin për tërmetin që ka tronditur vendin tonë në ditët e fundit.
Ndeshja nuk ishte perfekte për të, pasi ishte fajtor në rastin e golit të dytë, duke i dhuruar një top kundërshtarë