Gjasula ul me këmbë në tokë shokët: Duhet të kemi kujdes ndaj Islandës!

Klaus Gjasula kërkon që Kombëtarja të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos e konsiderojë veten favorite në grupin e saj në Ligën e Kombeve. Mesfushori i Darmstadtit foli për talentin Asllani, si dhe për situatën në grup.

“Nuk do të thosha që kundërshtarët janë më poshtë se ne. Jemi afër dhe s’mund të them se jemi favoritë. E dimë që në të shkuarën ka qenë e vështirë, por ne jemi rritur dhe kemi treguar cilësi të mira. Jam optimist dhe uroj të bëjmë paraqitje të mira. Edhe me 4 pikë do të ishim në rregull. Do të thosha se e kemi nisur me këmbë të mbarë, me Islandën duhet të marrim minimalisht një pikë, por ne do të kërkojmë të marrim tri.

E dimë se Islanda është një ekip që luan shumë fizikisht. Ata mbrojnë mirë dhe janë të aftë në kundërsulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos gabojmë e të luajmë lojën tonë. Duhet të shohim veten, sepse s’po luajmë ndaj Spanjës apo kundër një kombëtareje të madhe e të shohim lojtarët që ka. Ne duhet të japim maksimumin dhe uroj të kemi sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani? Është djalë i ri dhe i talentuar. Është mirë për ne që është këtu. Ka kualitet dhe presim të na ndihmojë. Nuk e di nëse do të luajë, por është gjë e mirë që është me ne, një forcë më shumë për ne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përjashtimi i Rusisë? Secili e di çfarë mundësie kemi në këtë grup tani që dhe Rusia e dimë që është jashtë. E dimë çfarë mund të fitojmë dhe jemi optimistë. Shpresojmë të marrim maksimumin”, përfundoi Gjasula.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?