Gjendet avioni i zhdukur ku udhëtonte sulmuesi Emiliano Sala

Pas shumë ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund avioni që po transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Franca në Uells.

Një anije kërkuese ka gjetur mbetjet e avionit në Kanalin Anglez paraditen e së dielës. Avioni Piper Malibu u zhduk nga radarët pranë Ishujve të Kanalit më 22 janar.

Si piloti David Ibbotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sala ishte duke udhëtuar drejt Cardiff, aty ku kishte finalizuar një transferim me vlerë 18 milionë euro. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?