Gjendja shëndetësore e trajnerit Gega, reagon dhe presidenti i Kukësit

Pas dërgimit të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega drejt Turqisë, për trajtim të specializuar, për shkak se gjendja shëndetësore nga Koronavirus është përkeqësuar, ka reaguar edhe presidenti i nderit në klubin verilindor, Safet Gjici.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai shkruan se është i shqetësuar për gjendjen e Gegës, teksa shton më tej se është i bindur se ai do ia dalë ta kalojë këtë moment të vështirë.

Postimi i Gjicit:

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë .

Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira.

Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë.

SHKARKO APP