Gjermani-Hungari 1-0, Musiala zhbllokon takimin. Të zotët e Europianit zbresin në fushë

Gjermania, vendi ku po mbahet Europiani, po përballet me Hungarinë në ndeshjen e grupit A. “Pancerat” do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, pasi do u siguronte atyre, kalimin e grupit. Në krahun tjetër, hungarezët u mposhtën në ndeshjen e parë nga Zvicra dhe do të kërkojë të marrë të paktën një barazim, për të synuar kalimin më tej.

Ndeshja minutë pas minute:

38’- Bolla ndal një krosim të Kimmich, por për pak rrezikon të shkaktojë autogol.

36’- Goditje këndi për Gjermaninë. Kerkez fiton duelin në ajër me Kimmich dhe largon me kokë rrezikun.

28’- Tjetër mundësi e mirë për Hungarinë. Tah ndal gjuajtjen e Szoboszlai, që duhej gol thuajse i sigurt.

27’- Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë. U fut pas lejen e gjyqtarit në fushë.

26’– Mundësia më e mirë për shënim te Hungaria. Neuer, i mohon supergolin Szobozslait nga goditja e dënimit. Hungarezët nuk përfitojnë nga topi i mbetur në zonë, për barazuar shifrat.

22’- Gooool Gjermania 1-0! Zhbllokohet sfida. Gundogan, ndjek një aksion në zonë dhe rrëmben topin. Mesfushori pason për Musiala, i cili pak metra larg portës, nuk gabon, duke e dërguar në rrjetë.

19’– Havertz nuk mbyll si duhet një kombinim në zonë me Gundogan. Topi shkon në rivënie fundore.

15’– Szalai gjuan nga jashtë zone. Vendimtar Rudiger, që ndal një top në drejtim të portës.

13’- Andrich, sheh një gjuajtje të tij që po i drejtohej portës, të ndalet me kokë, për tu dërguar në goditje këndi.

11’- Gulacsi, bën heroin duke i mohuar golin Gjermanisë. Portieri, ndal një gjuajtje të Havertz, me sulmuesin që rrëmbeu një top në zonë, por nuk shënon dot.

9’– Kroos hedh një top të rrezikshëm në zonë nga e djathta. Gundogan e ka të pamundur për të arritur.

3’- Havertz provon me jë gjuajtje të fortë nga jashtë, por Gulacsi ndal pa shumë probleme.

2’- Schafer shfaqet rrezikshëm në zonë, por nuk shënon dot. Pret portieri Neuer.

Starton takimi.

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer; Mittelstadt, Tah, Rudiger, Kimmich; Kross, Andrich; Wirtz, Gundogan, Musiala; Havertz.

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulacsi; Fiola, Orban, Dardai; Bolla, Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; Varga.

SHKARKO APP