Gjermania dhe Holanda fitojnë me goleada, Ramsey kualifikon Uellsin (VIDEO)
Gjermania, Holanda dhe Belgjika e kanë mbyllur me goleada fushatën kualifikuese për në “Euro 2020”. Në Grupin C, “Pancerat” shkatërruan 6-1 Irlandën e Verout me 3 gola të Gnabry, dy të Goretzka-s dhe një të shënuar nga Julian Brandt.
Në këtë grup në vendin e dytë renditet Holanda që mundi 5-0 Estoninë me 3 gola të shënuar nga Georginio Wijnaldum, një nga Nathan Ae dhe një nga Boadu.
Në Grupin I, Belgjika shkatërroi 6-1 Qipron me dy gola te De Bruyne, dy te Benteke, një të Carrasco dhe një autogol i Christofi. Uellsi ndërkohë u bë skuadra e 20-të që siguroi kualifikimin pasi mundi pastër 2-0 Hungarinë, me dy gola të shënuar nga Aaron Ramsey. /R.Lika-Koha Jone/