Gjermania e hap me spektakël Europianin në shtëpi, mund thellë Skocinë

Gjermania e nis në mënyrën më të mirë Europianin në shtëpi, duke marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Skocisë. Skuadra e Nageslmann konfirmon që do të jetë favorite për triumfin këtë verë, me një grup lojtarësh shumë të talentuar.

Në minutën e 10-të, Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave. Më pas disa minuta më vonë vjen edhe goli i dytë i realizuar nga Musiala.

Gjermania nuk ndali ritmin në pjesën e parë duke shënuar të tretin nga pika e bardhë me Kai Havertz. Në pjesën e dytë Fullkrug shënoi golin e katërt, ndërkohë që të për të pestin festën ia prishi vetëm teknologjia VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundin e ndeshjes, Ryan Porteous shënoi golin e vetëm për Skocinë, duke përfituar nga përgjumja e vendasve. Gjermania realizoi dhe të pestin me Emre Can në kohën shtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pancerat janë në grup me Hungarinë dhe Zvicrën, që do të luajnë nesër duelin mes tyre. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?