Gjermania fiton me përmbysje ndaj Rumanisë, Holanda nuk gabon ndaj Letonisë (VIDEO)
Mbrëmja e kualifikueseve të Kupës së Botës në Europë ka dhuruar jo pak emocione mbrëmjen e sotme. Gjermania triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Rumanisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me talentin Ianis Hagi që në minutën e 9-të. Dy yjet e Bayernit Serge Gnabry dhe Thomas Muller do të përmbysnin rezultatin në fraksionin e dytë.
Holanda fitoi me vështirësi 1-0 në transfertën ndaj Letonisë. Davy Klaassen shënoi golin e vetëm të sfidës që në minutën e 19-të. Në Grupin G ndërkohë Turqia barazoi 1-1 ndaj Norvegjisë. Akturkoglu zhbllokoi rezultatin për Turqinë, ndërkohë që Thorstvedt barazoi në fundin e pjesës së parë. /R.Lika-Koha Jone/