Gjermania sfidon Japoninë, “Pancerat” zbulojnë formacionin zyrtar
Gjermania do të luajë pas pak minutash sfidën e saj të parë në Kupën e Botës në Katar. “Pancerat” do të sfidojnë Japoninë, një kundërshtar aspak i thjeshtë.
Pas dështimit për të kaluar grupet në vitin 2018, tashmë nuk mund të falet asnjë gabim. Ndeshja me Japoninë është shumë e rëndësishme duke marrë në konsideratë faktin që më pas do të ketë sfidën me Spanjën dhe në fund me Kosta Rikën.
Gjermania nuk do të ketë të disponueshëm Leroy Sane për shkak të një problemi në gju, ndërsa sytë do të jenë tek Musiala. Japonia ka fituar vetëm 1 nga tetë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës, por kjo nuk e pengon aspak që të tentojë surprizën.