Gjermania triumfon me 9 gola, Spanja mund Greqinë dhe merr kreun e grupit (VIDEO)

Spanja ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertën e vështirë të Athinës kundër Greqisë. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Sarabia në minutën e 26-të. Iberikët ju gëzuan edhe humbjes së Suedisë 2-0 në transfertën ndaj Gjeorgjisë duke marr kreun e Grupit B me 16 pikë, një më shumë se nordikët.

Gjermania vijon rrugëtimin perfekt në eliminatore duke marrë një fitore 9-0 Lihteshtejnit. Sane dhe Thomas Muller spikatën me dopietë, Reus, Gudogan dhe Baku realizuan tri gola të tjerë, ndërkohë që miqtë shënuan dhe dy autogola.

Kroacia ndërkohë mori një fitore spektakolare 7-1 ndaj Maltës. Portugalia komplikoi rrugëtimin e saj duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Irlandës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?