Gjermania vend i “bekuar” për Ronaldon, ja statistikat e frikshme
Në Champions League, Cristiano Ronaldo është konsideruar gjithmonë si një perandor austro-hungarez, i cili është i aftë që të fitojë terren, kupa dhe të vendosë rekorde. Ndeshjet e fundit, kanë bërë të kuptosh se ai ka humbur disi terren në betejë, por mund të jetë thjeshtë një iluzion. Liga e Kampionëve është kompeticioni ku portugezi ndihet më mirë për të dhënë maksimumin e tij.
Mbrëmjet e këtij kompeticioni ishin vendimtar edhe në “Topin e Artë”, pasi Messi ishte më vendimtar dhe shënoi më shumë sezonin e kaluar. Avantazhi i tij do të jetë fakti që do të ketë mundësi për të lënë gjurmë sërish ndaj Leverkusenit, ndërkohë që Messi ka preferuar që të qëndrojë pushim.
GOLAT NE VENDE TE NDRYSHME
Në asnjë vend tjetër veç Gjermanisë, Cristiano nuk ka arritur që të gjejë kaq shumë rrugën e rrjetës, plotë 27 herë. Herën e fundit ka qenë pikërisht Leverkuseni i Bosz. “Aspirinat” luftojnë ende për vendin e dytë dhe janë mëse të motivuar, ndërkohë që Ronaldo në sfidën e fundit duket se ka rifituar disi freskinë e munguar në takimet e fundit. Gjermania për të është një vend i bekuar. Ndaj Bayernit ka realizuar 9 herë, Dortmundit dhe Schalkes 7 herë, 3 ndaj Wolfsburg dhe vetëm një ndaj Leverkusenit në duelin e parë në Torino. /R.Lika-Koha Jone/
GOLAT NDAJ EKIPEVE GJERMANE