Gjest i madh i futbollistëve të Leeds, heqin dorë nga pagat e tyre

Në pritje të diskutimit për shkurtimin e pagave për të marrë një vendim të qartë me shoqatën e futbollistëve profesionist, Leeds United, e ka bërë zgjedhjen e tij.

Pas pezullimit të kampionatit, futbollistët, stafi trajnues dhe drejtuesit kanë hequr dorë nga pagat e tyre, për të lejuar që 272 punëtorë me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme të marrin pagat e tyre normalisht në muajt e ardhshëm.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit anglez, Victor Orta u shpreh: “Lojtarët e mi kanë treguar një gjest të jashtëzakonshëm uniteti dhe solidariteti, jam krenar për veprimin e tyre”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP