Gjest i mrekullueshëm, i gjithë ekipi i Malagas del me fanellën “Lutu për Shqipërinë” (VIDEO)

Tërmeti që ka tronditur Shqipërinë dhe që ka shkaktuar shumë viktima ka sjellë reagime të shumta nga e gjithë bota. Skuadra e fundit që ka bërë një gjest prekës është Malaga, në të cilën në fakt aktivizohen dy shqiptarë Keidi Bare dhe Armando Sadiku.

 

Të dy futbollistët e kombëtares sonë e kanë nisur titullar ndaj Numancias. Të gjithë futbollistët e Malagës kishin të veshur një fanellë të bardhë me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë.

 

SHKARKO APP