Gjesti i madh i Coutinhos, dhuron 20 ton ushqime për vendlindjen e tij

Philippe Coutinho nuk e harron origjinën e tij teksa së fundmi ka dhënë një kontribut të çmuar për vendlindjen e tij. Ylli i Bayern Munich, por në pronësi të Barcelona-s, ka dhuruar rreth 20 ton ushqime për personat dhe lagjet më të varfra të Rio de Zhanerios.

Coutinho, në fakt, siç ka shkruar Sport, ka lindur dhe është rritur në lagjen “do Riachuelo” të qytetit brazilian, në zonën veriore dhe ka vendosur të kujdeset për komunitetet në zonat e Mangeueira dhe Barreia de Vasco.

“Fillimisht dua të falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të ndihmoj të tjerët. Falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në ndonjë mënyrë për ta bërë të mundur këtë veprim solidariteti”, deklaroi Coutinho.

SHKARKO APP