Gjesti i madh i klubit të Ronaldos, kthen mbrapsht tamponët për Covid-19

Real Valladolid ka bërë një gjest fantastik së fundmi, duke refuzuar tamponët që i ka vendosur në dispozicion La Liga për të parë nëse lojtarët janë të prekur nga koronavirusi. Klubi me president fenomenin Ronaldo, i ka kthyer mbrapsht.

“Nuk i kemi marrë për arsye mjekësore dhe sociale. Asnjë futbollist nuk ka pasur simptoma dhe mendojmë se ka njerëz që kanë më shumë nevojë se ne. Këtyre njerëzve duhet t’u jepet përparësi”, ka thënë zëdhënësi i klubit David Espinar.

Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në Europë, teksa deri më tani ka 14 mijë raste të konfirmuara dhe 558 vdekje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP