Gjici zbret në fushë për të motivuar skuadrën për të dalë nga kriza

Skuadra e Kukësit nuk është duke kaluar një periudhë të mirë, teksa verilindorët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh, nga të cilat kanë humbur dy të tilla, përballë Laçit dhe Partizanit.

Megjithatë, në kampin e Kukësit kërkojnë të mbajnë lart moralin dhe ndaj Dinamos të dielën në Kamzë presin të bëjnë kthesën dhe të rikthehen te tre pikët. Në stërvitjen e fundit, prezent ka qenë edhe Presidenti i Nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Presidenti ka mbështetur lojtarët dhe ka provuar t’i motivojë ata për pjesën e mbetur të kampionatit. Trajneri Diego Longo nuk ka pasur në dispozicion në seancën stërvitore mbrojtësin Bruno Lulaj dhe sulmuesin Vasil Shkurtaj me të dy lojtarët që vuajnë dëmtime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 15 persona, njerëz në këmbë dhe bar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?