Gjilani i Mezanit “prish” festën shqiptare në Europa League, nuk ia del dot në shtesë ndaj APOEL-it

Gjilani së bashku me Shkupin janë dy skuadrat e vetme shqiptare sot që dështuan të kualifikohen ndërkohë që suksesi i atyre që sot fituan nis me Teutën dhe vijon me Shkëndijën, Renovën, Laçin për ta mbyllur Kukësi.

Kosovarët kishin një ndeshje mjaft të vështirë ku prisnin në Prishtinë APOEL-in e Nikozisë. Ata rezistuan në 90 minuta kurse në shtesë u thyen nga dy gola të qipriotëve.

Në këtë ndeshje ish- portieri i Skënderbeut, Enea Koliqi ishte deçiziv me disa pritje teksa tek Gjilani ka shumë lojtarë shqiptarë nga Superliga si Progni, Oltion Rapa, Erlis Frashëri, Ardit Hila, Franc Veliu apo Shkëlzen Ruçi. Ndërkohë dhe vetë trajneri i gjilanasve është Gentian Mezani.

SHKARKO APP