Gjimshiti gati për hapin e madh në karrierë, mund të kalojë tek Interi në verë
Berat Gjimshiti në sezonet e fundit ka pasur një rritje të madhe si futbollist duke u bërë një nga lojtarët më të spikatur të Gasperinit. Së fundmi mbrojtësi i Kombëtares sonë ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Interit, Inzaghi.
Klubi zikaltër pritet të kryej një revolucion në repartin e mbrojtjes sezonin e ardhshëm pasi në listë për t’u larguar janë Ranochia, Kolarov dhe D’Ambrosio, pa harruar edhe De Vrij për të cilin ka interes nga Premier League dhe me një ofertë të kënaqshme ekonomike, mund të lihet i lirë nga zikaltërit.
Përveç Bremer nga Torino, sipas mediave italiane Inter po mendon edhe për Gjimshitin, kontrata e të cilit me Atalantën skadon pas një viti. Aktualisht, bergamaskët e vlerësojnë me 15 milionë euro kartonin e Gjimshitit, por mund të ulin pretendimet për të mos e humbur 29-vjeçarin shqiptar me parametra zero.
Një tjetër plus për lojtarin kuqezi është edhe sistemi me tre mbrojtës që përdor Inter, me Gjimshitin që tashmë është bërë ekspert i këtij rreshtimi pasi prej kohësh Atalanta luan me tre në prapavijë.
KOHA JONË SONDAZH

