Gjimshiti: Hyjmë në fushë vetëm për fitore, ata kanë vënë në vështirësi Anglinë
Në prag të sfidës kualifikuese të Botërorit kundër Andorrës, përballë mediave doli trajneri Sylvinho i shoqëruar nga kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi u shpreh me besim të plotë për një rezultat pozitiv në këtë përballje.
“Jemi këtu me një objektiv të qartë, të marrim tri pikët. Ato janë shumë të rëndësishme për qëllimin tonë final. Kemi analizuar mirë kundërshtarin; Andorra i ka vënë në vështirësi edhe ekipe si Serbia dhe Anglia,” – deklaroi Gjimshiti.
Ai theksoi se Shqipëria do të mbetet besnike ndaj stilit të saj të lojës: “Do të luajmë futbollin tonë dhe do të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Do ta respektojmë kundërshtarin, por duhet të jemi të fortë dhe të përqendruar për të përballuar çdo situatë.”
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç është ndeshja e radhës. Nëse me pyesnit para 10 viteve, do thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo, duhet të provosh. Kemi lojtarë me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjeshtë. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj se është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, shtoi Gjimshiti.
KOHA JONË SONDAZH

