Gjimshiti luan për të vendosur rekord kundër Lecces

Në prag të përballjes së Atalantës ndaj Lecces në stadiumin Stadio Via del Mare, pritet rikthimi si titullar në qendër të mbrojtjes i Berat Djimsiti.

Mbrojtësi shqiptar, një nga shtyllat e skuadrës së bashku me Marten de Roon, Sead Kolašinac dhe Mario Pašalić, po zhvillon një tjetër sezon të qëndrueshëm në repartin defensiv, pavarësisht konkurrencës në rritje nga vetë Hien në javët e fundit.

Ndeshja ndaj Lecces nuk do të jetë e zakonshme për Gjimshitin. Përveç rëndësisë së tri pikëve për një Atalantë që nuk fiton prej më shumë se një muaji në transfertë, kjo sfidë mund të shënojë një moment historik për mbrojtësin kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një aktiv prej 326 ndeshjesh me fanellën zikaltër, Gjimshiti është pranë barazimit të rekordit të Valter Bonacina, duke u bërë lojtari i katërt me më shumë paraqitje në historinë e klubit, pas emrave si Gianpaolo Bellini dhe kapitenit Marten de Roon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?