Gjimshiti në formacionin më të mirë të javës në Champions League

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti vazhdon që të bëjë paraqitje shumë të mira në fushën e blertë me skuadrën e Atalantës.

Mbrojtësi 31-vjeçar është një titullar i padiskutueshëm i skuadrës italiane dhe në mesjavë shkëlqeu në Champions dhe ishte protagonist në suksesin 2-0 të Atalantës në transfertë përballë Shtutgartit.

Faqja e specializuar e statistikave Sofascore e ka përzgjedhur Gjimshitin në formacionin e javës së 4-t të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8.

Image

SHKARKO APP