Gjimshiti nxorri shpatullën ndaj Napolit, Gasperini shihet pesimist për sfidën e së enjtes

29-vjeçari shqiptar, Berat Gjimshiti e filloi si titullar takimin Atalanta-Napoli, por ndeshja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare zgjati vetëm 63 minuta. Gjimshiti pësoi një dëmtim dhe trajneri i ekipit zikaltër u detyrua ta zëvendësonte me danezin Joakim Maehle.

”Nuk mendoj se do ta kemi të gatshëm Beratin për sfidën e së enjtes, atij i doli shpatulla”, deklaroi pas ndeshjes Gian Piero Gasperini.

Atalanta luan të enjten sfidën e parë çerekfinale të ”Europa League” përballë Leipzigut.

SHKARKO APP