Gjimshiti operohet në Torino, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Hungarisë dy ditë më parë. Mbrojtësi i Kombëtares sonë sipas faqes zyrtare të skuadrës së Atalantës është operuar mëngjesin e sotëm në Torino për shkak të një frakture në parakrahun e majtë.

Brenda pak ditësh ai do të ketë mundësinë që të rinisë stërvitjet, por kthimi i tij në fushë sipas mediave italiane do të ndodhë vetëm pas një muaji.

Një goditje për trajnerin Gasperini, që e ka Gjimshitin një titullar të padiskutueshëm në repartin e mbrojtjes. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë më së miri për Beratin për të rigjetur formën më të mirë në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?