Gjimshiti për ”Koha Jonë”: Trajneri na ka treguar se ku janë forcat e Italisë. I kemi parë videot e fundit të tyre
Në konferencën për shtyp të kombëtares kuqezi në Gjermani, në prag të ndeshjes së parë të Europianit ndaj Italisë doli mbrojtësi Berat Gjimshiti. I pyetur nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika i cili ishte i pranishëm në këtë konferencë, Gjimshiti tha se trajneri i ka treguar se ku janë pikat e forta të Italisë, dhe se ata i kanë parë videot e fundit të ndeshjeve që Italia ka pasur.
Rozalb Lika: Në ndeshjen e fundit miqësore që ka luajtur Italia, ka shfaqur një formë do të thoja të dobët. I keni parë këto ndeshje? Cili është mendimi juaj, mos vallë është një kurth i tyre për kombëtaren tonë?
Gjimshiti: Sigurisht që jemi përgatitur, i kemi shikuar videot e fundit, të ndeshjeve të Italisë dhe besoj që tranjeri na ka treguar se ku janë forcat e tyre dhe se ku duhet që të kemi kujdes. Sigurisht që ato ndeshje nevojiten për të ndeshjen që e kemi nesër përballë, dhe sigurisht që do jemi gati.
Vlera e ndeshjes-Janë të 3-ja ndeshje të rëndësishme. Kjo ndeshje mund të të japë besim nëse fillon me këmbën e mbarë. Besoj se mund të ndryshojnë gjërat në grupe.
Dueli me Scammacan-E njoh mirë. Nuk kam folur me të, që prej herës së fundit që fituam.
Sylvinho-Trajneri na ka sjellë harmoni. Ai ka punuar shumë. Sylvinho mund të na motivojë shumë mirë, ai ka qenë lojtar i madh. Të gjithë e njihni. Në kualifikuese kemi kaluar nëpërmjet një grupi shumë të vështirë” – tha ai.