Gjimshiti shkëlqen me gol në Kupën e Italisë, merr vlerësimin nga mediat italiane

Atalanta siguroi një kualifikim bindës në çerekfinalet e Kupës së Italisë falë fitores 4-1 ndaj Genoa-s, duke vulosur duelin e radhës kundër Juventusit. Protagonist absolut i ndeshjes ishte kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili udhëhoqi skuadrën e Gasperinit drejt suksesit me një paraqitje të shkëlqyer.

Qendërmbrojtësi kuqezi zhbllokoi takimin në minutën e 19-të me një goditje perfekte me kokë, pasi u la i lirë në zonë, duke shënuar kështu golin e tij të parë sezonal. Gjimshiti kishte edhe një mundësi të artë për dopietë, por tentativa e tij e dytë u neutralizua nga portieri.

Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re. Mediat italiane e vlerësuan lart çunaku shqiptar, duke i dhënë notën 7 dhe duke theksuar rolin e tij vendimtar: “Hap sfidën me një goditje të fortë me kokë dhe i afrohet sërish golit të dytë”, shkruajnë ato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atalanta konfirmoi formën e mirë, ndërsa Gjimshiti vijon të mbetet një pikë kyçe në prapavijën bergamaske.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?