Gjimshiti vë në alarm Sylvinhon, dëmtohet në duelin e Atalantës

Mbrojtësi Berat Gjimshiti, rrezikon të mungojë përsëri në grumbullimin e Shqipërisë, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kapiteni kuqezi, është dëmtuar në sfidën e Atalantës në kampionat ndaj Udinese-s. Gjimshiti shfaqi probleme në minutën e 25-të dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Ederson.

Një dëmtim që vjen një ditë para grumbullimit me Kombëtaren shqiptare. Lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit, por gjasat që të mungojë në grumbullimin e Shqipërisë janë të mëdha.

Shqipëria do të përballet me Çekinë më 16 Nëntor dhe tre ditë më vonë sfidon Ukrainën.

SHKARKO APP