Gjithçka e kryer, mungon vetëm firma për rikthimin e Pogba te Juventusi
Paul Pogba është vetëm një hap larg nga rikthimi te skuadra e JUuventusit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane gjithçka është e kryer dhe mungon vetëm firma në kontratë që gjithçka të finalizohet me sukses.
Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Pogba do të përfitojë një pagë prej 7.5-8 milionë euro në sezon. Ndërkohë që kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare.
Në kontratë përfshihet edhe mundësia për të zgjatur marrëveshjen edhe për 1 vit tjetër, në rast se arrihen disa objektiva. Gjithmonë sipas mediave italiane, rikthimi i tij është vetëm çështje ditësh. Juventusi në këtë mënyrë ka mundur konkurrencën e Real Madridit dhe PSG.
KOHA JONË SONDAZH

