Gjithçka e kryer për rikthimin e Allegrit te Juvja, Pirlo drejt shkarkimit
Massimiliano Allegri do të rimarrë Juventusin pas dy vitesh largim. Mbrëmjen e djeshme janë definuar edhe detajet e fundit, për rikthimin e strategut livornez. Andrea Pirlo do të largohet pas një sezoni jo shumë të mirë, teksa rrezikoi dhe kualifikimin në Champions.
Bardhezinjtë kanë nxituar që të arrijnë një marrëveshje me Allegrin, pas futjes në lojë edhe të Interit, ndërkohë që në Madrid e shohin si pasardhësin ideal të Zidane.
Juventus i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me 7 milionë euro në sezon, teksa sot aksionerët do të mblidhen për të marrë vendimin përfundimtar. Mbetet të shihet në orët në vijim, se cilat do të jenë zhvillimet te ekipi torinez. /R.Lika-Koha Jone/