Gjobitet Kukësi, gati edhe pezullimet, Safet Gjici pret 6 pikë brenda javës

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici i ka mbetur i zhgënjyer nga ekipi i tij, pas barazimit të fundit 2-2 me Apoloninë e Fierit. Jo vetëm rezultati, por më tepër loja mësohet se e ka zhgënjyer presidentin Gjici, ndaj edhe priten të merren masa ndëshkuese para ndeshjes së radhës . Presidenti mësohet se ka bërë gati edhe gjobat për futbollistët, por mund të ketë edhe pezullime në skuadër, ndërkohë që Kukësi do të përballet në mesjavë me Teutën dhe një javë më vonë me Tiranën. Vetëm nëse Kukësi arrin dhe merr 6 pikë në këto dy takime, Gjici ka gjasa të qetësohet dhe të heqë dorë nga gjobat.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?