Gjoka: E arrita atë që doja, ja çfarë më tha Mourinho pas ndeshjes

24 shtatori i vitit 2020 do të mbetet gjatë në memorien e trajnerit Ernest Gjoka. Strategu kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho, në përballjen e sotme mes Shkëndijës dhe Totenhemit.

Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:“Jose Mourinho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës.

E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Muourinhon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij. Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë.

Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Europë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë”, deklaroi Gjoka.

SHKARKO APP