Gjoka flet pas sulmit me thikë: Në Shkodër nuk i duan trajnerët e huaj!

Pas barazimit në Gjirokastër me Luftëtarin, trajneri i Vllaznisë Gjoka është rikthyer që të flasë sërish për sulmin me thikë pak ditë më parë ndaj tij. Tekniku u shpreh se në Shkodër, jo të gjithë i pëlqejnë trajnerët që vijnë nga jashtë.

“Ishte një traumë e madhe, dhe këto ditë kanë qenë të vështira, sidomos për skuadrën të shohë një ngjarë të tillë të shëmtuar. Ekipi dashamirësit e skuadrës, që vlerësojnë punën, më kanë ndenjur në krah. Prej 3 muajsh këtu tek Vllaznia, kemi qenë të shqetësuar dhe nën trysni.

Të gjithë kanë dëshirë të luajnë, dhe jo të gjithë i pëlqejnë trajnerët që vijnë nga jashtë Shkodrës. Ka ardhur një moment që policia të marrë masa t’i ndalojë këtë raste”, përfundoi tekniku i njohur, i cili drejtoi Kukësin drejt titullit kampion sezonin e kaluar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?