Gjoka rrëfen sulmin me thikë: Nuk iki nga Shkodra, policia të gjejë autorin! (VIDEO)

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme, kur është sulmuar nga një person i maskuar me thikë. Duke folur për programin “Studio e Hapur” në kanalin Star Plus pak minuta më parë, ai ka treguar detajet e ngjarjes.

“Unë prej disa vitesh në disa vende të ndryshme, por nuk më kishte ndodhur kurrë një ngjarje e tillë. Ishte një ngjarje e rëndë. Këta persona nuk përfaqësojnë askënd, dhe nuk mund të mbetemi peng i këtyre personave. Unë e di se kush është tifozeria e Shkodër, por nuk e di se përse disa persona kanë pasur për qëllim që të më mërzisin. Ky rast ose ka të bëjë me ndonjë futbollist që ndoshta nuk e kam aktivizuar.

Unë nuk e njoha personin, i cili ishte me kapele në kokë. Tipa të tillë nuk njihen, dhe kujtojnë se Gjoka do të ikë me vrap, por Gjoka nuk ikën dhe do të vazhdojë punën me skuadrën e Vllaznisë. Atij që nuk i pëlqen fytyra e Gjokës, të vinte dhe të ma thoshte në sy. Unë nga Shkodra largohem vetëm nuk kapet ky bandit, por policia po vijon të bëjë detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rudi Vata dhe Armando Cungu ka pasur të tilla probleme. Nëse ne nuk arrijmë që t’i japim meritën atyre që e meritojnë, atëherë nuk jemi profesionalisht. Në qoftë se e meriton fëmija, do të vijë, në të kundërt jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ka ndikuar te skuadra? Gjej rastin të falënderoj skuadrën, të cilët kanë qenë me mua gjatë gjithë kohës. Jemi bërë një grup shumë i ashpër me njëri-tjetrin. Gjesti i djeshëm na bëri edhe më të fortë. Ky lloj solidariteti të na çojë te fitorja.

Familja? Familja ka dashur që të marrë çantën dhe të kthehem, por fati i mirë që kemi miq nga të gjitha anët për të qetësuar familjen. Është e vështirë, por ne kemi zgjedhur këtë punë dhe do të mundohemi që ta bëjmë mirë punën tonë.

Mesazhi për shkodranët? I falënderoj shumë dje në celularin tim, pasi të gjithë më kanë dhënë mbështetjen e tyre. Skuadra e vartet nuk është ky rast i veçantë. Pjesa më e madhe kanë respekt për trajnerin. I bëj një kërkesë policisë për ta gjetur autorin, për të treguar se Shkodra nuk është “rrumpallë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?