Gjykata anuloi dhe pezulloi nga detyra kreun e FSHF-së, Armand Duka mbledh Asamblenë e Përgjithshme
Asambleja e FSHF mblidhet sot në një mënyrë të pazakontë. Ndonëse FSHF ka insistuar për zhvillimin normal të një Asambleje që duhet ë prodhojë emrin e presidenti të ri të saj dhe të Komitetit Ekzekutiv, ka vendim gjykate që e cilëson të paligjshëm zhvillimin e këtij aktiviteti.
Armand Duka përmes një deklarate ka paralajmëruar anulimin e zgjedhjeve. Sot mblidhet Asambleja me një rend dite si miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe ishin parashikuar zgjedhjet e organeve, por që nuk do të zhvillohen sipas asaj që tha Duka pak ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

