Gjykata e Apelit shtyn seancën për Armand Dukën, ja motivi

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e tjerë të FSHF, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i funksionit. Avokati i Dukës nuk ishte dakord me emrin e Genti Shalës në përbërjen e trupit gjykues dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e tij.

Për t’i dhënë kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën me një ditë në të cilën pritet të caktohet nëse do të lihet në fuqi pezullimi pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve në shoqatat rajonale. Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?