Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) konfirmon vendimin për pezullimin e Rusisë nga çdo event
TAS ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Ruse të Futbollit kundër sanksioneve të UEFA-s, të cilat pezulluan të gjitha ekipet dhe klubet ruse nga garat e europiane.
“Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të jenë të pezulluara derisa të vendoset merita”.
Sa i përket sanksioneve të FIFA-s, TAS bën të ditur se “brenda javës” do të publikohet edhe vendimi. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në këtë mënyrë konfirmon vendimin për përjashtimin e plotë të futbollit rus nga çdo event për shkak të pushtimit që po bëhet në Ukrainë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

