”Gjykata foli dhe të gjithë duhet të heshtin”, Salavador Kaçaj: FSHF të njohë vendimin e drejtësisë, marrëzi nëse bën zgjedhje
Salvador Kaçaj, i ftuar në emisionin ”Sport News” shigjetoi FSHF-në. Kaçaj tha se gjykata foli dhe të gjithë duhet të zbatojnë vendimet e saj. Po ashtu ai thotë se duhet të vendoset një datë tjetër e Asamblesë Zgjedhore, të ngrihet një komision i pavarur, i mbikqyrur nga UEFA dhe gjithçka të jetë fair-play, brenda rregullave të lojës.
“Është një situatë jo e këndshme për futbollin, dëmton imazhin. Ky sport i bashkon njerëzit dhe nuk është në nderin e tij që të përfundohet në dyert e gjykatave. FSHF po insiston të bëjë zgjedhjet, por vendimet e gjykatës respektohen dhe zbatohen. Unë sot dua të flas si jurist dhe nuk mund të diskutohen vendimet e gjykatës. Kur flasin gjykatat, të gjithë duhet të heshtin. Kemi rastin e ish-presidentit të Spanjës, Vijar, që u arrestua pas ndërhyrjes së tatim-taksave.
Jemi i vetmi vend në botë që nuk kemi gjykatë të Arbitrazhit Sportiv dhe kjo është bërë e qëllimshme për të shmangur ankesat. Komiteti Olimpik duhet ta bëjë sa më shpejt, pasi zgjidh shumë probleme. Parregullsia më e madhe e FSHF-së ka qenë që para 4 viteve, ku u bënë zgjedhje pa u regjistruar shoqatat. Këtë e toleroi edhe shteti në atë kohë.
Tashmë Duka kërkon një mandat të gjashtë, por 20 vite bëhesh i bezdisshëm edhe për shtëpinë tënde. Kur shkon 20 vjeç edhe fëmijët largohen nga familja prej shkollës dhe martohen. Duhet një frymë e re në krye të FSHF-së, është bërë e bezdisshme të vazhdohet me këta drejtues. 20 vite janë shumë, duhet ndryshuar gjithë sistemi”,- ka thënë fillimisht ish-lojtari kuqezi, i cili ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
KOHA JONË SONDAZH

