Gjykata lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Armand Dukës
Gjykata e Tiranës vendosi vazhdimin e masës së sigurimit për Ardian Haçin, Ilir Shulkun dhe Armando Dukën. Në seancën gjyqësore të verifikimit të masës së sigurimit “pezullim nga detyra”, presidenti i Federatës së Futbollit, sekretari i përgjithshëm dhe sekretari i Shoqatës Rajonale Tiranë, nuk u paraqitën dhe u përfaqësuan nga avokati i tyre Julian Mërtiri.
Avokati ka kërkuar gjykatës të shfuqizojë masën e vendosur në dhomë këshillimi. Sipas tij ligji për sportin ndalon ndikimin e politikës në sport.
“Nuk ka asnjë paligjshmëri. I kërkojmë gjykatës të revokojë (shfuqizojë) masën e vendosur në dhomë këshillimi. Prokuroria ka anashkaluar faktin që këta persona nuk janë të pandehur, por vetëm persona nën hetim. Të përfaqësuarit prej meje nuk ushtrojnë funksione publike. Haçi është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës, që nuk është institucion shtetëror. Po ashtu, FSHF nuk është institucion shtetëror. I njëjtë është argumenti edhe për Shulkun. Ligji për sportin ndalon ndikimin e politikës në sport. Institucionet publike duhet të shesin aksionet e tyre, në respekt të ligjit për sportin. Kallëzuesi, Veliaj, në rolin e aksionerit, është politikan, dukë krijuar kështu kundërshti ligjore. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë nuk ushtron ndonjë funksion publik”.
Prokuroria kërkoi vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimit të detyrës.
“Është nisur hetim lidhur me një sërë parregullsish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar. Pas administrimit të vendimit për “pezullim nga detyra” prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore duke i njoftuar shtetasit. Vendimi iu është bërë me dije personave. Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimit të detyrës”.
KOHA JONË SONDAZH

