Gjykata në Madrid pranon apelimin e UEFA-s/ Juvja, Reali dhe Barcelona rrezikojnë dënime të rënda

Beteja ligjore mes UEFA-s dhe tri klubeve që duam krijimin e Superligës Europiane vijo.  Gjykata e Madridit që kishte vendosur që qeveria e futbollit europian të hiqte sanksionet e parashikuara për Barcelonën, Juventusin dhe Real Madrid, ka pranuar apelimin e UEFA-s, duke riaktivizuar gjithçka nga e para.

Procesi hetimor i UEFA-s mund të rinisë dhe mund të sjellë sanksione të rënda për klubet që mbështesin këtë projekt.

Juventus, Barcelona dhe Real Madrid kanë njoftuar se do të apelojnë këtë vendim, por ndërkohë procedimi disiplinor i hapur nga UEFA mund të sjellë sanksione të reja për tre klubet si 100 milionë euro gjobë dhe përjashtim nga Kupat e Europës për 1-2 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?