Gjykata nuk e regjistron, shoqata rajonale Lezhë mbetet pa vota në asamblenë e FSHF
11 qytete kanë mbetur jashtë hartës së futbollit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë, hodhi poshtë kërkesën për regjistrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë.
Në këtë mënyrë, qytetet si Laçi, Kukësi e Fushë Kruja të cilat luajnë në Superiore, por edhe Lezha, Kruja, Bulqiza, Mamurrasi, Klosi, Peshkopia, Tropoja e Burreli mbeten të papërfaqësuara në Asamblenë Zgjedhore të FSHF, ku do të zgjidhet presidenti i ri i federatës dhe organet drejtuese.
Vendimi është marrë prej 4 tetorit të kaluar, por ishte mbajtur konfidencial deri në këto momente. Gjykata e Tiranës vendosi “pushimin e gjykimit të kërkesës së kërkuesit Ridvan Kulli dhe kthimin e akteve palës kërkuese ‘Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë’”, si edhe “urdhërohet Zyra e Regjistrimit të OJF-ve të kryejë veprimet përkatëse”.
Në total, Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë ka dy vota në Asamblenë Zgjedhore që do të zhvillohet në shkurt të vitit 2022.
KOHA JONË SONDAZH

