Gjykata Sportive, Cana dhe Shaqiri s’kualifikohen me nga një ndeshje
Gjykata Sportive në Itali ka marrë masa pas problemeve që janë shfaqur në ndeshjet çerekfinale të Kupës italiane. Do të humbasë gjysmëfinalen e kupës, Lazio-Napoli, mbrojtësi lacilas dhe kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Milanit. Pezullohet me një ndeshje edhe lojtari me origjinë shqiptare i Inter, Xherdan Shaqiri, i ardhur tek kjo skuadër në merkaton e dimrit. Sa për gjobat, 15.000 euro shkojnë në dëm të Napolit, për shkak të një rreze-lazer dhe hedhjes se bombave prej tymi si dhe fishekzjarreve; 5.000 euro për Romën, për hedhje të fishekzjarrëve, si dhe 3.000 euro për Parmën, për hedhje në fushë të shisheve plastike, përveç fishekzjarrëve.
KOHA JONË SONDAZH

