Gjykata Sportive në Itali dënon drejtuesit e Juventusit, ja shkaku …

Tensionet e derbit i kushtojnë shtrenjtë drejtuesve të Juventusit. Pavel Nedved dhe Fabio Paratici janë dënuar nga gjykatësi sportiv sepse kanë përdorur “shprehje fyese serioze” (e para) dhe “mosrespekt” (e dyta) ndaj gjyqtarëve gjatë ndeshjes kundër Torinos.

Dënimi i Paraticit do të zgjasë deri më 14 Dhjetor, ai i Nedved deri në 21 Dhjetor. Zëvendës-presidenti i bardhezinjve gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë euro.

Skualifikim dhe gjobë gjithashtu për Carlo Pinsoglio: portieri i tretë i Juventusit, i cili u përjashtua nga pankina në kohën e dëmtimit dhe përveç ditës së skualifikimit, gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Gjithashtu është gjobitur edhe trajneri i Romës me 10 mijë euro, për shkak të fjalëve që përdori ndaj arbitrit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP